alba-forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
alba-forum

alba-forum
 
ForumRegjistrohuPortalliGalleryLatest imagesKėrkoidentifikimi

 

 gjergj kastioti skenderbeu

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Bloody Psycho
Admin
Admin
Bloody Psycho


Numri i postimeve : 105
fidan :
Registration date : 29/12/2007

Character sheet
dani: 485

gjergj kastioti skenderbeu Empty
MesazhTitulli: gjergj kastioti skenderbeu   gjergj kastioti skenderbeu Icon_minitimeFri Jan 04, 2008 10:38 am

Gjergj Kastrioti Skėnderbeu
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu
Ēėshtja e rinisė dhe e fillimeve tė veprimtarisė sė Gjergj Kastriotit, pėr mungesė burimesh tė sakta dokumentare, nuk ėshtė sqaruar akoma pėrfundimisht.

Si burim kryesor pėr tė njohur jetėn dhe veprimtarinė e Gjergj Kastriotit, ka shėrbyer pėr njė kohė tė gjatė vetėm vepra e humanistit shqiptar tė shek. XV-XVI, Marin Barletit. Njoftimet dokumentare qė kanė dalė herė pas here nė dritė, nė shumė raste e kanė vėrtetuar tregimin e Barletit, kurse nė raste tė tjera e kanė korigjuar dhe plotėsuar.

Duke u nisur nga pohimi i Barletit se Gjergj Kastrioti ishte 63 vjeē kur vdiq (1468), pohim i cili vėrtetohet tėrthorazi edhe nga njė dėshmitar i kohės, mund tė mendohet se ai ka lindur rreth vitit 1405. Njė varg kronistėsh tė shek. XV, tė pavarur nga njeri-tjetri vėrtetojnė gjithashtu edhe atė qė thotė Barleti se Gjergji vajti peng nė moshė tė re nė pallatin e sulltan Muratit tė II, ku hyri nė radhėt e iē-ogllaneve dhe mori emrin mysliman Skėnder.

Vajtja e Gjergjit nė pallatin e Muratit tė II duhet tė ketė ndodhur nė vitin 1423, kur sulltani turk plotėsoi pothuajse pushtimin e Shqipėrisė. Pra ai nė kėtė kohė ka qėnė afėrsisht 18 dhe jo 9 vjeē sikurse thotė Barleti. Sė bashku me Gjergjin vajtėn peng edhe dy vėllezėrit e tij mė tė mėdhenj, Stanishi e Kostandini, ndoshta edhe vėllai i tretė, Reposhi, por ky nuk duhet tė ketė qėndruar pėr shumė kohė, mbasi mė vonė e gjejmė murg nė manastirin e Sinjės dhe nė Hilandar ku vdiq mė 1431.

Megjithėse peng nė Adrianopojė, Gjergji nuk i humbi lidhjet me atdheun e vet. Mund tė mendohet se ai herė pas here kthehej pranė tė jatit. Kėshtu mund tė ketė ndodhur rreth vitit 1426 kur emri i tij pėrmėndet nė dy aktet e gjetura nė manastirin e Hilandarit. Si peng ai qe i detyruar tė merrte pjesė nė fushatat luftarake tė turqėve ku duket se tregoi zotėsi dhe sulltani i dha atij titullin bej.

Kryengritjet e shqiptaareve qė shpėrthyen gjatė kėtyre vitetve, fitoret e tyre tė para dhe pastaj egėrsia me tė cilėn ato u shtypėn prej turqėve, lanė te Skėnderbeu pėrshtypje tė thellė. Duke e konsideruar gjithėnjė si njė nga trashigimtarėt e Gjon Kastriotit dhe duke e ēmuar si njė udhėheqės me aftėsi tė shquara-ushtarake, shqiptarėt, tė cilėt nuk i kishin humbur lidhjet me tė, dėrguan njerėz tek ai nė Adrianopojė dhe u ftuan tė kthehej nė Shqipėri e t'i printe fshatarėt dhe malsorėt e zotėrimeve tė Kastriotėve nė kryengritjen qė ishin gati tė bėnin kundėr turqve. Por nė ato vite, turqit e kishin marrė nė tė gjitha frontet inisiativėn nė duart e tyre, Skėnderbeu, sikurse shėnojnė biografėt e tij tė parė, ndonėse, gatuante nė mėndjen e tij planin pėr kryengritje nuk e shikonte tė pėrshtatėshme kohėn pėr shpėrthimit e saj.

Sipas Barletit, Skėnderbeu, i cili tashmė kishte fituar besimin e sulltanit u dėrgua prej tij nė fronte tė ndryshme nė Ballkan dhe nė Azinė e Vogėl deri mė 1443 kur mori pjesė nė lufėn e turqve kundėr hungarezėve. Kėtu ai gjeti rastin qė tė kthehej nė Shqipėri dhe tė fillonte kryengritjen kundėr turqve.

Por dokumente tė reja tė zbuluara kohėt e fundit dėshmojnė se mė 1438 Skėnderbeu ndodhej nė Shqipėri me detyrėn e qeveritarit (subashit) tė vilajetit tė Krujės. Ky vilajet bėnte pjesė gjithnjė nė sanxhakun e Shqipėrisė. Ai shtrihej nė veri deri nė lumin Mat, nė perėndim deri nė bregdet ku kufizohej me Durrėsin qė ishte nė zotėrim tė Venedikut, nė jug pėrfshinte edhe fushėn e madhe tė Tiranės siē quhej nė atė kohė fusha e sotme e Tiranės dhe e Krujės, kurse nė perėndim ai pėrfshinte edhe malėsinė e Krujės. Pra vilajeti i Krujės pėrfshinte vetėm pjesėrisht zotėrimet e mėparėshme tė Kastriotėve. Pjesa tjetėr e kėtyre zotėrimeve ishin pėrfshirė nė sanxhakun e Dibrės.

Nė Krujė Skėnderbeu pati mundėsi tė pėrgatitej pėr kryengritjen e armatosur, nė pritje tė situatės mė tė favorėshme. Duke parė gatishmėrinė e masave popullore pėr t'u hedhur nė luftė, atij i duhej tė siguronte edhe pėrkrahjen e shteteve evropiane tė interesuara. Nė kėtė drejtim Skėnderbeut i erdhi nė ndihmė i ati, i cili rifilloi marrėdhėniet me Venedikun dhe Raguzėn. Po atė vit senati i Venedikut i dha Gjonit dhe dy djemve tė tij, Stanishit e Gjergjit, qytetarinė e nderit. Vitin tjetėr, mė 1439, kėtė privilegj ua dha qė tė treve edhe Republika e Raguzės.
Mė 1440 Skėnderbeu u largua nga Kruja dhe shkoi si duket nė Dibėr ku u emėrua sanxhakbej. Edhe kėtu ai i vazhdoi pėrgatitjet e tij pėr t'u shkėputur nga zgjedha e sulltanit. Si nė Krujė ashtu dhe nė Dibėr, ai pati mundėsinė tė krijonte lidhje me masat popullore, me bujarėt shqiptarė tė pakėnaqur si edhe me ndonjė fuqi tė huaj. Pėrveēse me Venedikun dhe Raguzėn, Skėnderbeu u pėrpoq tė afrohej edhe me Napolin. "Ai qėndroi besnik disa vjet... - shėnon kronisti Donado da Lece - duke u munduar tė fitonte miqėsinė dhe dashamirėsinė e popullsisė sė atjeshme dhe fshehurazi i bėri tė ditur madhėrisė tė tij mbretit Alfons se ishte dėshira e tij tė ngrinte krye kundėr turqve..."

Skėnderbeu pėrgatiti kėshtu terenin pėr kryengritjen e pėrgjithėshme kundėr turqve duke pritur rastin e volitshėm. Ky rast u paraqit mė 1443.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alba-forum.albanianforum.net
genc
antar



Numri i postimeve : 16
fidan :
Registration date : 05/01/2008

gjergj kastioti skenderbeu Empty
MesazhTitulli: Re: gjergj kastioti skenderbeu   gjergj kastioti skenderbeu Icon_minitimeSun Jan 06, 2008 5:06 pm

shum e mir a bravo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
HeLl RaIsEr
antar



Numri i postimeve : 24
fidan :
Registration date : 06/01/2008

gjergj kastioti skenderbeu Empty
MesazhTitulli: Re: gjergj kastioti skenderbeu   gjergj kastioti skenderbeu Icon_minitimeSun Jan 06, 2008 5:12 pm

skenderbe mo ma i miri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





gjergj kastioti skenderbeu Empty
MesazhTitulli: Re: gjergj kastioti skenderbeu   gjergj kastioti skenderbeu Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
gjergj kastioti skenderbeu
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
alba-forum :: Mesime-
Kėrce tek: