alba-forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
alba-forum

alba-forum
 
ForumRegjistrohuPortalliGalleryLatest imagesKėrkoidentifikimi

 

 nga kombtarja shqiptare

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Mr.Overlord
Admin
Admin
Mr.Overlord


Numri i postimeve : 40
Age : 28
fidan : http://www.ks-bini.com/
Registration date : 29/12/2007

nga kombtarja shqiptare Empty
MesazhTitulli: nga kombtarja shqiptare   nga kombtarja shqiptare Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 2:39 pm

Shtegtimi i kombėtares sė Shqipėrisė nė drejtim tė fatit nė stadiumin "Loro Boriēi" ka dėshtuar me turp. Dje, kuqezinjtė e trajnerit Oto Bariē kanė humbur nė njė mėnyrė shembullore ndaj njė skuadre pa shumė pretendime, si ajo e Maqedonisė. Prognoza e kėtij takimi ishte shumė optimiste, madje trajneri nė moshė tė thyer i kombėtares sonė, Bariē, e paralajmėronte nxėnėsin e tij, Sreēko Katanec, se do ta mundte me njė rezultat tė pastėr 2-0. Por do tė ishte fusha e stadiumit "Loro Boriēi" ajo qė do ta pėrmbyste fallin e kroatit 74-vjeēar, pasi maqedonasit fituan mjaftueshėm 1-0. Trajneri kuqezi kishte shpallur me tė madhe aksiomėn e tij pėr njė rinovim tė ekipit kombėtar dhe nė kėtė ndeshje pritej qė tė fillonte revolucioni i ekipit. Nė funksion tė kėsaj fushate stafi i kombėtares organizoi nė Turqi nga 20-29 janar njė grumbullim, nga i cili mund tė merrnim emrat e parė pėr rinovimin e kėsaj skuadre.
Ndeshja e djeshme midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė tregoi fytyrėn e vėrtetė tė kėsaj fushate qė ka nisur trajneri Oto Bariē, nismė e cila shkon paralelisht me fushatėn zgjedhore qė po zhvillohet nė mbarė vendin tonė. Pra, premtimet e kroatit 74-vjeēar nuk kanė asnjė dallim nga ato tė politikanėve qė hedhin deklarata bombastike vetėm e vetėm pėr t'u bėrė interesantė nė publik. Natyrshėm lind pyetja nėse i vlejti ndeshja e djeshme e kombėtares sonė tė ardhmes dhe planit tė revolucionarizimit tė ekipit. Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje mund ta japė ēdo shqiptar qė ka pasur dje mundėsi pėr ta parė poshtėrimin e kombėtares sė tij. Karakteri dhe misioni i ndeshjeve miqėsore nuk ėshtė arritja medoemos e rezultatit, por pėrshtatja dhe eksperimentimi i skemave dhe lojtarėve tė rinj. Ndėrsa dje trajneri i kuqezinjve ka dėshtuar totalisht nė ēdo aspekt. Niveli i kombėtares sonė i shkonte pėr shtat kohės sė ftohtė qė mbizotėronte nė stadiumin "Loro Boriēi". Tė gjithė dashamirėsit e ekipit kombėtar prisnin qė nga takimi me Maqedoninė tė gjenin krenarinė kombėtare dhe jo tė nėpėrkėmbeshin nė atė farė mėnyre. Pra dje, eksperimenti i vetėm qė pamė nė fushė ishte se si mund tė dėshtosh nė mėnyrė tė organizuar. Nė pjesėn e parė tė takimit kombėtarja jonė pothuajse nuk ekzistonte. Kuqezinjtė e repartit tė mesfushės nuk ishin tė zot qė tė ndėrtonin njė aksion tė thjeshtė nė drejtim tė portės mike. Mbrojtja edhe nė kėtė takim vazhdoi rrugėn e saj drejt regresit, pasi portieri Arian Beqaj ishte nė mėshirė tė fatit, sepse pėr ato qė kishte pėrpara ėshtė mė mirė tė thuhet se ishte vetėm. Sulmuesit kuqezi nuk u panė nė asnjė moment, pasi u mungonte edhe mbėshtetja nga mesfushorėt. Humbja e djeshme u paralajmėrua qė nga njėmbėdhjetėshi qė nisi takimin, pasi aty nuk nuk shikohej ndonjė rinovim, madje mosha e kombėtares sonė i ngjason ekipit tė Milanit, i cili rreshton nė vijėn mbrojtėse katėr lojtarė qė kapin 147 vite. Pra, megjithėse trajneri Oto Bariē kishte shpallur nismėn e rinovimit, pėrsėri edhe nė njė ndeshje miqėsore nuk mundi tė shkėputej nga "kockat e vjetra". Pjesa e dytė ishte diēka mė pozitive pėr ekipin tonė, por pėrsėri skuadra nuk e gjeti rrugėn e finalizimit. Ndryshimet qė ndodhėn nė repartin e mesfushės dhe tė sulmit sikur i dhanė njė dinamikė lojės, por gjithēka ngeli nė kuadrin e individualitetit, pasi harmonizimi midis reparteve dhe lojtarėve pothuajse ishte i padukshėm. Megjithėse prej kohėsh nė vijėn mbrojtėse kombėtarja jonė ėshtė ku thėrret kiameti, pasi edhe dje nė rastin e golit mbrojtėsit morėn rolin e vėzhguesit, pėrsėri nuk shikojmė ndonjė alternativė shpresėdhėnėse. Me sa duket, kroati ėshtė dorėzuar nė kėtė sektor, pasi nuk ka alternativa, pasi edhe dje reparti mbrojtės mbeti i pazėvendėsueshėm pėr plot 90 minuta. Humbja e djeshme me Maqedoninė ėshtė njė kambanė e madhe alarmi nė veshėt e trajnerit Oto Bariē, por me moshėn qė ka nuk mund ta shqetėsojnė, pasi po nuk e shkunde nuk merr vesh. Ndaj Maqedonisė pritej qė tė shikoheshin hapat e parė tė rinovimit, por kjo nuk ndodhi, ndėrsa situata u pėrkeqėsua mė tepėr, pasi ndeshja me Slloveninė ėshtė nė derė dhe me punėn qė po kryhet kemi pak shanse qė mė 24 mars Shqipėria tė paraqesė njė imazh tjetėr nga ai i "Loro Boriēit". Me ardhjen e Oto Bariēit nė krye tė kombėtares sonė u tha qė kroati ėshtė zgjedhja e duhur pėr tė ngritur njė pėrfaqėsuese dinjitoze. Por realiteti dhe rendimenti i punės sė Bariēit ėshtė shumė i ulėt, pasi nė pesė takime kroati ka arritur tė marrė 1 fitore (me San-Marinon), 1 barazim dhe 3 humbje. Pra, starti i kroatit ėshtė shumė i ulėt dhe, me sa duket, shpenzimet po shkojnė dėm, sepse aktuali nuk mund tė kapė as paraardhėsin, jo mė ta pėrmirėsojė. Me humbjen e djeshme, kombėtarja e pėrbalti edhe stadiumin "Loro Boriēi", i cili duhet tė mbesė nostalgjik i asaj fitoreje tė largėt 3-1 me Rusinė. Nga pėrballja me Maqedoninė, e vetmja shenjė pozitive nga ekipi ynė ishte paraqitja e portierit Arian Beqja si dhe guximi i tė riut Jetmir Hyka, i cili pėr aq minuta qė luajti u mundua tė japė diēka. Nga takimi i djeshėm midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė ėshtė lėshuar sinjali "SOS" pėr tė shpėtuar "anijen" kuqezi. pirat
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.ks-bini.com
HeLl RaIsEr
antar



Numri i postimeve : 24
fidan :
Registration date : 06/01/2008

nga kombtarja shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: nga kombtarja shqiptare   nga kombtarja shqiptare Icon_minitimeSun Jan 06, 2008 5:16 pm

albania e mir e mir po spo perparon :S:S
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
nga kombtarja shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
alba-forum :: Sporti-
Kėrce tek: